Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër masë lehtësuese, ndërsa tha se nesër do të lejohen të dalin në këmbë, deri në orën 11:00, vetëm nënat me fëmijë deri në 10-vjeç.

Me një shënim në facebook, Rama shkruan se nënat nuk duhet të shoqërohen  me shoqe dhe se fëmijët duhen mbajtur larg çdo kontakti me fëmijët e tjerë.

Ndërkohë po ashtu, kryeministri i dha leje edhe të moshuarve për të dalë çdo të shtunë, në orarin 08:11, por të shoqëruar jo më shumë se me vetëm një tjetër të moshuar.

🟢NESËR NË QENDRAT URBANE DO TË DALIN NË KËMBË DERI NË ORËN 11.00, VETËM NËNAT ME FËMIJË DERI NË 10 VJEÇ😊

🔴 KUJDES! NËNAT DUHET TË MOS SHOQËROHEN ME SHOQE DHE FËMIJËT DUHET TË MBAHEN LARG ÇDO KONTAKTI ME FËMIJË TË TJERË🚫

🔴 TË GJITHË NE BABALLARËT, FËMIJËT MBI 10 VJEÇ DHE TË MOSHUARIT NË SHTËPI DERI TË HËNËN NË ORËN 05.00🥴’, shkruan Rama.