Claudio Brigliadori

Një tragjedi për boten e spektaklit  Italian :vdes  Raffaella Carrà, e cila na lë në moshën 78 vjeç. “Raffaella na ka lënë. Ajo shkoi në një botë më të mirë, ku njerëzilleku i saj, qeshja e saj e pakrahasueshme dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë”: këto janë fjalët me të cilat ish-partneri Sergio Japino bëri njoftimin dramatik, duke iu bashkuar dhimbjes së nipit dhe mbeses se adhuruar Federica dhe Matteo,te Barbaras, Paolas dhe Claudia Boncompagni,t të miqve të gjithë jetës dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë.

Një rrufe në qiell për mijëra fansa dhe telespektatore, por ndoshta edhe për botën e televizionit italian. E dashura Raffa u shua në orën 16.20 të hënën 5 maj për shkak të një sëmundjeje që ua kishte zbuluar vetëm pak njerëzve, rrethit të saj më të ngushtë. Për lamtumirën e fundit, Raffaella kërkoi një arkivol prej druri të ashpër dhe një urnë për të mbajtur hirin.

Pak, shumë pak  e dinin për kushtet e saj reale shëndetësore, edhe për shkak të konfidencialitetit të saj proverbial me të cilin ajo ka mbrojtur privatësinë e saj që nga vitet ’70. Në nëntor 2019 ajo ishte mysafire e Fabio Fazios në Che tempo che fa, në vitin 2020 ajo njoftoi se për shkak të pandemisë së koronavirusit, edicioni i tretë i programit të saj të fundit A raccontere comincia tu që do shfaqej në Rai 3 nuk do të transmetohej. Nuk pati kohën dhe mënyrën për të përshëndetur italianët nga ekrani i vogël, mbretëria e saj.

Kurrikulumi i saj është praktikisht i pafund, i përbërë nga koreografi, drejtim shumë modern (ajo në fakt ka imponuar një format të ri të prezantueseve femra në TV Italian, duke importuar një stil prej “tv privat ” edhe në Viale Mazzini, prej pioniereje) dhe këngë që janë bëre sigla programesh të vërteta televizive. Ikona gay, një lajmëtare e lirisë seksuale që nga koha e Italisë (dhe Rai-t) më bacchettona, dominuese edhe në Spanjë (nuk është rastësi, Italia dhe Spanja do të luajnë ne zi krah më krah të martën në mbrëmje gjysmëfinalen e Euro 2020), ku ne fakt është bërë një qytetare e fituar. Ajo shiti 60 milion kopje dhe fitoi fjalën e saj, 22 disqe platini dhe ari dhe vetëm disa muaj më parë, në vjeshtën e vitit 2020, gazeta prestigjioze britanike The Guardian e quajti atë “ikona kulturore që I mësoi Evropës gëzimet e seksit”.

Raffaella Maria Roberta Pelloni, ky është emri i saj në zyrën e gjendjes civile, lindur në Bolonjë dhe rritur në Bellaria, në Riviera Romagna disa kilometra nga Rimini, filloi me balet dhe kinema, duke pushtuar më pas TV me emrin artistik Carrà.
Suksesi vjen me Canzonissima pranë Corrados, veshja që i la kërthizën të zbuluar shkaktoi skandal. Italianët ishin të çmendur për siglën, Ma che musica maestro!, Pastaj brenda pak muajsh erdhën klasiket si Chissà se va dhe Tuca tuca, të cilat kundërshtuan censurën për të hyrë në mit  pa kërkuar leje. Kjo pasohet nga 30 vjet të arta, me Il varietà del sabato sera te Rai1 Ma che sera  (ajo e Tanti auguri dhe refreni legjendar ” Com’è bello far l’amore da Trieste in giù “), hiti Pedro, Fantastico 3 (moment historik i TV Italian , me siglën Ballo ballo), Festivali i Sanremos 1983 si këngëtare super e ftuar, kulti Pronto, Raffaella në mesditë nga 1983 në 1985. Historik kalimi në 1987 në Fininvest të Silvio Berlusconit, me Raffaella Carrà Show dhe Il Principe azzurro. Në 1990 kthimi në Rai dhe anija me Spanjën e saj të dashur, deri në suksesin e saj të fundit, të madh: shfaqja e vitit 1995 Carràmba! Che sorpresa, e aftë për ta bërë atë të hyjë në imagjinatë edhe të të lindurve pas vitit 1980. Por Carrà nuk ka ndalur kurrë, deri para disa muajsh, një vullkan ftesash, intervistash, bashkëpunimesh dhe “kontaminimesh”. Siç tha Pippo Baudo, me të  shkon “e fundit showgirl vërtetë e madhe”.

VERITAS.COM.AL