Tryeza e partive politike Parlamentare është mbyllur para gjysmë ore. Që në atë moment ka nisur një takim kokë më kokë mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të Opozitës, Basha.

Këtë e konfirmoi publikisht edhe Mimoza Hafizi e LIBRA-s dhe pjesëmarrës të tjerë në takim.

Nuk dihet kush e ka bërë gati këtë takim dhe cili është ‘misteri’ që mban në dorë kryeministri Rama për ta ndarë me kundështarin politik në një vetmi të shurdhër.

Sot paradite Rama i kishte çuar fjalë Bashës se ‘negociatat nuk tregohen në publik’ dhe siç duket në mendje kishte ‘sekretin’ e kësaj mbrëmjeje.

/Veritas.com.al/