102 apartamente u janë dorëzuar këtë të Martë banorëve në Marikaj të Vorës. Këta të fundit të cilët humbën shtëpitë e tyre gjatë tërmetit do strehohen tashmë tek 6 pallatet e reja në këtë zonë.

Kryeministri Edi Rama ka shkuar personalisht sot atje ku ka takuar banorët duke iu thënë se qeveria e mbajti premtimin dhe ata kanë më në fund shtëpitë e tyre me kushtet më cilësore dhe falas.

Faleminderit për këtë mikëpritje, më vjen mirë që u finalizua dhe ky projekt. Kemi pasur probleme me pronën, por e rëndësishme është që kjo punë mbaroi dhe do i merrni shtëpitë falas, si­ç premtuam. Shtëpitë i keni me kushtet më të mira. Mund t’i mbani, t’i shisni, t’i jepni me qera, s’keni asnjë detyrim, s’keni as kredi, kuptohet dritat do t’i paguani vetë”, u shpreh Rama.

Rindërtimi, Rama dorëzon 102 shtëpi në Marikaj, "porosi" banorëve: Dritat do t'i paguani vetë...
Rindërtimi, Rama dorëzon 102 shtëpi në Marikaj, "porosi" banorëve: Dritat do t'i paguani vetë...
Rindërtimi, Rama dorëzon 102 shtëpi në Marikaj, "porosi" banorëve: Dritat do t'i paguani vetë...

/