Ndalesa e radhës e kryeministri Edi Rama ka qenë Lushnja, në një takim me fermerët e Lushnjes. Rama u ndal sërish te media, sipas së cilit disa prej tyre po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve dhe qeverisë për të përfituar. Ai është ndalur te ligji anti-shpifje, ku sipas Ramës ka pasur sipërmarrës që i shkruanin mesazhe dhe i thonin  që të mos “tërhiqej” nga kjo nismë, pasi sipas tij mediat po e mbysnin me gjoba biznesin. Nuk kanë munguar as kunjat opozitën.

“Ka pasur sipërmarrës që më thonin mos u tërhiq, se ne na mbytën me gjoba, këto goditje në biznes i marrin ata që krijojnë punë, që prodhojnë dhe më e rënda është mbi prodhuesit e ushqimit, që prodhojnë fruta perime, që i eksportojnë në BE dhe ndërkohë shqiptarëve nga këto media ju thonë bëni kujdes se çdo gjë që hani mund t’ju helmojnë, degjeneron fshatin se do t’i bjerë qeverisë kur ka fermerë që hedhin mollën në kanal, tregon një fakt, por ama kjo është gjysma e së vërtetës, se nga ana tjetër ka të tjerë që eksportojnë mollën. Meta u ngrit nga armiku, 120 mln euro eksporte kishte e flasin këta për bujqësi, nuk është e vërtetë, ata që ikin kanë të drejtën të kërkojnë më shumë. PD si ato mallrat që pika e grumbullimit ta kthen”, tha Rama.

Ai ka propozuar edhe një zgjidhje që iu vjen në ndihmë fermerëve që të mos hedhin prodhimet e tyre.

“Grupim fermerët, fusni një shumë të caktuar si aksion, bashkia një shumë tjetër, qeveria shton shumën kryesore, ju ndihmon të dhe me marrjen e një kredie dhe krijojmë një Kombinat për të prodhuar reçelra, komposto e salca dhe nuk hidhni më asnjë kokërr fruti apo zarzavate se nuk e përmbush cilësinë e arkave për eksport, pjesa tjetër shkon për përpunim”, tha kreu i qeverisë.

Rama tha se synimi është që të arrihet 1 mld euro eksporte.