FIER- Këtë të mërkurë është marrë vendimi për hapjen e një grupkapitulli të ri për Shqipërinë.

Lajmin e dhe kryeministri Edi Rama, i cili ishte i ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla.

Ai tha se ky grup përfshin tetë kapituj dhe aktualisht Shqipëria sipas Ramës ka hapur 24 kapituj deri tani, ndërsa mbeten edhe 11 të tjerë.

Kryeministri u shpreh optimist kut theksoi se brenda këtij vitit do të hapen të gjithë kapitujt negociues me Bashkimin Evropian.

“Para së të hyja në takimin e Fierit, e mora vesh  që është marrë vendimi sot për të hapur grupkapitullin tjetër, janë tetë kapituj të tjerët që bëjnë që ne praktikisht kemi hapur 24 kapituj në një kohë rekord dhe mbeten edhe 11 kapituj për tu hapur dhe  kam besim se do ti hapim brenda këtij viti të gjithë”, tha ai./abcnews.al

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *