Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë. Në aeropot ai u prit nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Xhemal Minxhozi.
Me rastin e nisjes së turit të tij ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit, Rama ka të konfirmuar një takim me Vjosa Osmanin dhe Glauk Konjufcën në Kosovë, ndërsa me Albin Kurtin ende nuk ka një konfirmim.
Në konferencën e përbashkët të zhvilluar po këtë të enjte me me homologun nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, Rama tha se nëse do të takohet apo jo me kryeministrin Kurti përgjigjen do e jepte nga Prishtina.
Megjithatë ai ushpreh se kishte ende shpresë që Kurti nuk e ka harruar Kanunin dhe do e presë kur të shkojë në Kosovë.