Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, bëri me dije se vendi ynë ka marrë në dispozicion 900 milion dollarë për një program zhvillimi, për periudhën 2023-2027.

Rama tha se tanimë ne kemi hyrë në një fazë të re në jetën ekonomike dhe sociale të vendit dhe janë hedhur bazat e nevojshme për kapërcimin e objektivit “Shqipëri 2030″.

Ai dha edhe disa shifra që kishin të bënin me të ardhurat për banorë apo edhe rritjen e eksporteve, turizmit dhe fushave të tjera krahasuar me vitin 2013 apo edhe atë 2019.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ky komunikim lidhet me një proces jo të lehtë dhe të gjatë bashkëbisedimi dhe negocimi me Bankën Botërore, që është programi i ri i zhvillimit, për periudhën 2023-2027, për të cilën kemi marrë në dispozicion 900 milion dollarë.

Ajo që dua të them, është se jemi në kushtet e një faze të re në jetën ekonomike dhe sociale të vendit dhe kemi hedhur të gjitha bazat e nevojshme për të bërë një kapërcim tjetër në funksionin të objektiva tonë për “Shqipëria 2030”.

Do t’ju me dije shumë pak shifra për të ilustruar çfarë thash. Mbani parasysh që të ardhurat për banorë në vit në Shqipëri janë rritur nga 3300 euro bë 6190 euro sot. 87.5%, gati dyfish.

Për të mos bërë krahasime të tjera kur morën detyrën, po baj krahasime vetëm me veten dhe vitin pra krizës së pandemisë dhe gjithë atyre që pasuan.

Eksportet në vitin 2022, 4.1 mld euro, kjo Shqipëria që nuk ka punë, që nuk ka të rinj, ka vetëm pleq.

Falë konkretizimit të përpjekjeve qe kemi marrë ndaj sipërmarrjes dhe për të hapur rrugë te reja për njerëzit që prodhojnë dhe ekspertojnë.

Vetëm eksportet bujqësore janë rritur me 59% krahasuar me 2019 dhe kanë prekur shifrën rekord gjysmë mld dollar.

Eksportet e tekstileve dhe kepucëve kanë kapur shifrën e 1.15 mld eurove.

2.84 mld euro, të ardhurat nga turistët. Kanë hyrë në Shqipëri 7.5 milion turistë. Rritja e të ardhurave dy herë më shumë se ardhja e vizitorëve, që tregon se janë rritur ditët e qëndrimit.

Të ardhurat vjetore nga eksperti i shërbimeve në IT në 2022 eksport shërbimesh, 156 milion euro.

Investimet e huaja direkte janë rritur me 29% krahasuar me vitin 2019.

Dua të falenderoj edhe njëherë Bankën Botërore për të gjithë mbështetjen e saj, por edhe për këtë proces që kemi konkretizuar tani.

Në fund të vitit 2019 në Shqipëri operonin 4270 ndërmarrje me kapital 100% të huaj, ne fund të vitit 2021 kanë operuar 5250″,tha ndër të tjera Rama