Rama-Meta përsëri bashkë në takim, në vilën qeveritare
Rreth orës 10:00 të paradites, sot, Edi Rama dhe Ilir Meta u takuan përsëri në shoqërinë e disa ministrave dhe krerëve të grupeve parlamentare.
Takimi po zhvillohet në vilën qeveritare Nr.31.
Është hera e dytë që aleatet në qeverisje takohen në grup, duke shmangur takimin kokë më kokë. Pavarësisht këtyre kontakteve të shpeshta, diferencat mes palëve për ndryshimet në qeveri nuk janë zbehur. Përveç Edi Ramës dhe Ilir Metës, në takim janë edhe Gramoz Ruçi, Saimir Tahiri, Shkëlqim Cani, Arben Ahmetaj, Edmond Haxhinasto dhe Petrit Vasili.