Kryeministri Edi Rama rinis aktivitetet pas operacionit. Ai do marrë pjesë në iftarin e shtruar për besimtarët myslimanë me rastin e muajit të ramazanit, që do të zhvillohet në orën 19:30 në kryeqytet.

Kreu i qeverisë ndërpreu angazhimet e tij politike, dy ditë më parë, pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrën Spitalore Univeristare Nënë Tereza, ndërsa u diagnostikua me apandesit akut.

Kryeministri publikoi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës një pjesë të podcasti të radhës, ku e ftuar ishte kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, e cila kandidon për një mandat tjetër në 14 maj./abc news/