Kryeministri Edi Rama pritet të niset ditën e sotme drejt Italisë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit Italian Silvio Berlusconi. Ceremonia e varrimit do të mbahet në Katedralen e Milanos, ndërsa pritet të jenë të pranishëm edhe shumë liderë të botës.