Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 114 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës.
Në një postim në facebook, krahas një fotoje të Nënë Terezës, kryeministri shkruan: “Sot përkujtojmë 114 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, Shenjtorja shqiptare që i përket mbarë njerëzimit”.
Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, e njohur zyrtarisht si Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht të 1910 në Shkup, por me “shtëpi” në gjithë botën. Ajo ia dedikoi jetën të gjithë njerëzve që ishin në nevojë.
Nënë Tereza lindi në vitin 1910 në Shkup si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Në moshën 18-vjeçare ajo iu bashkua manastirit irlandez, ku mori emrin Motra Mari Tereza. Muaj më vonë, ajo u nis për në Indi, në Kolkata, qytetin e njohur më pas si Kalkuta, në janar të vitit 1929. Ajo ka dhënë mësim për vajzat në Shkollën e Shën Marisë.
Atje, ajo mori profesionin e saj përfundimtar dhe u bë Nënë Tereza. Sipas rrëfimeve, gati 20 vjet më vonë, gjatë një udhëtimit me tren në Indi, ajo ndjeu një thirrje nga Jezusi për t’u kujdesur për të varfrit. Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë për t’u shërbyer të gjithë të varfërve, gjë që e bëri deri në fund të jetës së saj.
Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” dhe 1979 Çmimin “Nobel për Paqe”.