Kryeministri Rama ishte sot pasdite në Kamëz ku shpërndau disa leje legalizimi.
Dhe siç e ka bërë zakon, aktivitete të tilla ai i shoqëron me batuta. Teksa i dha lejen një qytetari me aftësi të kufizuara, kryeministri i kujtoi atij nesër pjesëmarrjen në protestën e opozitës. Lexoni më poshtë pjesë nga biseda e tyre e shkurtër.
Rama: S’po të pyes për kë ke votuar, se dukesh. Merre lejen tani, edhe nesër te protesta, para Parlamentit. Do zoti nuk të le motori (i karrocës për personat me aftësi të kufizuar”
Qytetari: Faleminderit, do uroja që edhe të tjerët të merrnin lejen.
Rama: Ca do tjetër?
Qytetari: Ca të duash ti?
Rama: Po he çfarë do?
Qytetari: Kam aplikuar tre katër herë, që në kohën tuaj, por asgjë. Kemi çuar letrat atje, po na i kthejnë për një shkronjë gabim, e ne që paguanim çdo herë sa herë aplikonim. Po jua kemi falur, siç na i keni falur ju.
Rama: Foli çik si miza në qyp ky, por na tha se ‘nuk na i dhanë lejet atëherë se kishin punë shumë, por edhe ju na lodhet shumë, se na çuat edhe te noteri’. S’dashkan noter. Noteri duhet për ty, se nesër vjen një tjetër dhe të thotë kush ta bëri këtë, dhe ti e fakton me dokumentin e noterisë.
Rama: Ti je në rregull, tani e ke lejen e shpisë. Motorin edhe gati për te Parlamenti.