Kryesocialisti Edi Rama në takimin me kandidatët e PS-së për deputetë në Elbasan nuk i ka kursyer sulmet ndaj opozitës.

Duke theksuar se opozita nuk ka asnjë alternativë konkrete pasi do të rikthejë në krye të qeverisë njerëz që janë provuar dhe që sipas tij kanë dështuar, ato po synojnë të kthejnë vendin prapa dhe që vetëm kanë kërcënuar për destabilizim.

“Dhëndri i tyre (Basha) është po ai që kandidoi për bashkinë e Tiranës deklaronte se kur të zgjidhej do të ulte çmimin e bukës dhe nuk kanë reflektuar asgjë se po përsërisin të njëjtat gjëra. Nuk i kanë dhënë vetes kohës as të studiojnë e mësojmë e fusin ndonjë gjë të re në kokë, sepse kanë qenë rrugës gjithë kohës, duke shkatërruar dhe djegur mandatet gjatë gjithë kohës, duke gjuajtur me molotov nga të katër anët, duke kërcënuar me destabilizm dhe hedhur në erë kutitë e qendrat e votimit. Të gjithë këta të koalicionit janë pengmarrësit të çdo mundësi për të zhvilluar një qeverisje normale, sepse do të kërkojnë copën dhe karrigen në qeveri. Agron Duka ka firmosur për të qenë ministër i Bujqësisë përsëri. Kthehet Agron Duka pas 20 vjetësh në kryer të një sektori që tani ka filluar të dalë nga kriza shumëvjeçare… Duhet ta çojmë më tutje dhe mbrapa te veza pulën apo pula vezën te Pulari e Agron Dukës. Famtir Mediu kërkon të kthehet në qeveri, me atë votën e tij, o karrigen ose s’ka. Dash Shehi. Shpëtim Idrizin me Vangjel Dulen të dy bashkë duan të kthehen në qeveri. Edhe Nard Ndoka që në fund të fundit bën takime dhe na bën të qeshim pafund. Dhe në fund qeveria e Monikës dhe Ilir Metës”, deklaroi Rama.

Sipas tij, Basha i premton demokratëve për një qeveri të PD-së, por në fund atë do ta ndajë me aleatët

“Sot janë grumbulluar të gjithë bashkë, me një koalicioni parazgjedhor me një kontratë kapje prej fyti njëri-tjetrin, medemek hyjnë të veçantë në zgjedhje.Një kontratë që pjesa e fshehtë thotë se çfarë do të marrë Monika Kryemadhi bashkë me çetën e harbuar. Në një kohë që PD i thotë të votoni për PD, për çfarë? Për të marrë Monika Kryemadhi, për të marrë më pas dhe rreshtuar Gon Dukën, Dash Shehin, Famtir Meidun. Çfarë do t’i tregojnë shqiptarëve në një kohë që i kanë provuar”, theksoi Rama.

 VERITAS.COM.AL