(FOTO: Rapsodi Gjokë Nonaj në moshën 102 vjeç gjatë spektaklit të madh të 100 vjetorit të Pavarësisë, 2012)/
Nuk ka më të dytë, si Gjokë Nonaj, as në vendin tonë, as në trevat e Ballkanit ku lahuta është vegla muzikore e madhërishme, por edhe në largim nga skena. Gjokë Nonaj ka mbetur në imazhin tonë si “rapsodi që flet me qiellin” për shkak të gjëmimit të zërit të tij dhe të lahutës legjendare.
Kulmi i artit të rapsodit Nonaj u arrit në Koncertin e famshëm të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kur mbajti si ‘kulm’ gjith spktaklin dy orës në tre-dimensional.
Dje, për fat të keq, është ndarë nga jeta në moshën 107-vjeҫare rapsodi më i vjetër në botë Gjok Nonaj.
Lahurati, Rapsodi Gjok Nonaj ndërroi jetë në orën 16:55 minuta në spitalin e Lezhës .
“Dy vdekje nuk ka dhe nga njera nuk shpëtojmë dot” thotë populli, por Gjoka e sfidoi vdekjen deri në fund me lahutë në dorë e këngë në buzë. Ai, si lajmës i traditës, solli deri në kohët moderne magjinë e Eposit, kreshnikët tanë dhe bukurinë e bjeshkëve tona me gjithë forcën e shpirtit. Në moshën 105 vjeçare debutoi në vitin 2015 në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, duke thyer kështu çdo rekord të mëparshëm të këtij lloji”, shkruan etnomuzikologu Vasil Tole.
Pritja te familja Nonaj, Lagjia e Shaljanve Ishull Shengjin – Lezhë. Ceremonia e varrimit do të bëhet më datën 28 korrik 2017, ora 13.00 në varrezat e Kodër Marlekaj, Lezhë.
Veritas.com.al/
(FOTO: Gjokë Nonaj në Bruksel)/