Ish komandanti i serbëve të Bosnjës, Ratko Mladic është dënuar me burgim të përjetshëm për genocide dhe krime të tjera në luftën e Bosnjës në vitet ’90.
I njohur si “Kasap i Bosnjës”, Mladic uhëhoqi forcat ushtarake gjatë masakrës mbi Myslimanët e Bosnjës (Boshnjakë) në Srebrenica dhe në rrethinat e Sarajevës.
Tribunali i OKB në Hagë u dënua për 10 nga 11 akuzat.
Mladic, 74 vjeç, nuk ndodhej në gjykatë kur u lexua dënimi. Ai u nxor nga gjykata për kërcënim ndaj gjykatësit.
Gjykatësit kishin kundërshtuar kërkesën e bërë nga avokati i tij për ndërprerjen e gjykimit për shkak të tendionit të lartë të gjakut të zotit Mlladic.
Në fillim të seancës, ai u shfaq i relaksuar, duke buzëqeshur dhe duke bërë gjeste para kamerave.
Veritas.com.al/