Liderët e shteteve të BE-së kanë miratuar një deklaratë të hënën vonë, përmes së cilës theksojnë nevojën që ukrainasit të kenë lirinë për të vendosur për të ardhmen e tyre. Deklarata e mbështetut nga të gjithë vendet, përveç Hungarisë, vjen përpara samitit të së premtes që të mbahet mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë.

“Negociatat kuptimplote mund të zhvillohen vetëm në kontekstin e një armëpushimi ose reduktimi të armiqësive”, thanë udhëheqësit, duke shtuar se “ne ndajmë bindjen se një zgjidhje diplomatike duhet të mbrojë interesat jetësore të sigurisë së Ukrainës dhe Evropës”.

Deklarata, e cila u miratua vonë të hënën dhe u botua të martën, u mbështet nga udhëheqësit e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, përveç Hungarisë.

Evropianët po përpiqen të ushtrojnë njëfarë ndikimi mbi takimin e së premtes, nga i cili janë lënë mënjanë. Mbetet e paqartë nëse edhe Ukraina do të marrë pjesë. Të hënën, Trump konfirmoi se ai dhe presidenti rus do të diskutojnë për “shkëmbimin e territoreve” kur të takohen.

Deklarata e plotë:

Ne, udhëheqësit e Bashkimit Evropian, mirëpresim përpjekjet e Presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës agresionale të Rusisë kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe dhe siguri të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën.

Një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme që sjell stabilitet dhe siguri duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë parimet e pavarësisë, sovranitetit, integritetit territorial dhe parimin se kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *