Kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushim ka reaguar për herë të parë pas vendimit të presidentit Ilir Meta, për të mos e dekretuar në krye të ASH-së.

I pyetur nga RTV Ora, Gjinushi është shprehur se Presidenti nuk është komision hetimor që të mos dekretojë zgjedhjen e tij. Sipas Gjinushit, Meta nuk ka të drejtë të refuzojë dekretimin.

Ndërsa e ka cilësuar dekretin e presidentit si nul, ai ka thënë se nëpërmjet këtyre dekreteve, kreu i shtetit vazhdon të anulojë zgjedhje.

Skënder Gjinushi u zgjodh kryetari i ri i Akademisë së Shkencave me 35 vota në një garë pa kundërshtarë.

Veritas.com.al/