ZëvendësKryeministri i Kosovës dhe ministri i punëve të jashtme, Hashim Thaçi, ka kritikuar opozitën për përdorimin e flamurit kombëtar për qëllime politike.“Për 28 Nëntor pritej që opozita të nxirrte më shumë njerëz në shesh.
Por, edhe në ditën e madhe të pavarësisë, qytetarët e Kosovës e refuzuan protestën-festë të tyre. Qytetarët i refuzuan, sepse keqpërdoren flamurin kombëtar për qëllime politike dhe as kjo ditë e madhe shqiptare, me të cilën ata abuzuan, nuk iu ndihmoi të duken shumë dhe të besueshëm”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Festa e Flamurit sot dëshmoi se ata nuk e kanë as besimin e votuesve të tyre, sepse u refuzuan edhe në ditë gëzimi dhe dinjiteti kombëtar prej tyre! Tanimë të gjithë e kanë kuptuar se sa false është “kauza” e tyre dhe i mbetet që t’i ndërpresin veprimet e kundërligjshme, me të cilat po na e rrezikojnë demokracinë parlamentare në Kosovë!”