Votuesit në Kolumbi, përmes një referendumi shokues me 52.24 % kundër, kanë hedhur poshtë marrëveshjen e paqes me rebelët e Farc-ut.
Marrëveshja ishte nënshkruar nga Presidenti Juan Manuel Santos dhe lideri i Farc, Timoleon Jimenez pas gati katër vjet negociata.
Por ai kërkon të ratifikohet nga Kolumbianët, me qëllim që të hyjë në fuqi.
Në një fjalim para kombit, Presidenti Santos tha se e pranon rezultatin por do të vazhdojë të punojë për të arritur paqen.
Ai tha se armëpushimi i fundit mbetet në fuqi dhe ka urdhëruar negociatorët q ëtë udhëtojnë drejt Kubës që të konsultohen me liderët e Farc për hapin e ardhshëm.
“Nuk do të heq dorë”, tha ai” Do të vazhdoj të kërkoj paqen deri në momentet e fundit të mandatit, sepse kjo është rruga për tu lënë një vend më të mirë fëmijëve tanë”.
Ndërkohë lideri i Farc, i njohur si Timochenko, tha se grupi mbetet në të njëjtën pozitë që arrijë të sigurojë fundin e luftës.
Por kritikët thonë se marrëveshja me Farc, i cili akoma konsiderohet një grup terrorist nga SHBA, është trajtuar shumë butë.
( Nga BBC)