Reformat e ndërmarra nga qeveria Rama për sistemin e pensioneve janë vlerësuar edhe nga Banka Botërore.
E pranishme në konferencën ndërkombëtare për sfidat dhe ambiciet e reformës së re të pensioneve për “Shqipërinë 2030”, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor tha se pensionet nuk janë të rëndësishme vetëm për mirëqenënien e qytetarëve por edhe për qëndrueshmërinë buxhetore dhe aftësinë konkuruese të ekonomisë.
“Qeveria shqiptare e mori përsipër që t’i japë zgjidhje kësaj sfide që në vitin 2014, që ka përmirësuar ndjeshëm sistemin e pensioneve. Kjo reformë e ka modifikuar formulën e pensioneve që lidhet midis kontributeve dhe pagesës së pensionit. Ka futur edhe një pension social, për t’i dhënë zgjidhje varfërisë në pleqëri. Gjithashtu ka rritur edhe moshën e pensionit.”
I vetëdijshëm për ndryshimet që kanë ndodhur pas reformës së pensioneve të 2014, kryeministri Edi Rama riktheu në vëmendje takimin e parë me përfaqësuesit e Bankës Botërore, atëherë tha se do tw reformonte sistemin dhe nuk do te rriste cmimin energjisw, sic thote qe I propozuan.
“Banka Botërore na kërkoi të ulnim pensionet dhe të rrisnim çmimin e energjisë . Përgjigjja jonë ishte JO. Ne do të reformojmë sistemin. Nuk rrisim çmimin e energjisë sepse do të reformojmë sistemin dhe do të garantojmë që të gjithë të paguajnë. Kjo ka ndodhur. Ashtu sikundër në sistemin e pensioneve është menduar sot për sot dhe u krijuan premisat e një skeme në prag të kolapsi.”
Ndërsa sot, Edi Rama thotë se janë dy pasqyrat që tregojnë qartë sesi ishin pensionet para dhe pas 2014.
“Pensionistët sot, që kanë të njëjtat vite pune, kanë paguar të njëjtat sigurime shoqërore, por kanë dalë në pension në dy kohë të ndryshme, marrin pensione të ndryshme. Sot mjekë, mësues ekonomistë, njerëz nga sistemi i drejtësisë që kanë dalë në pension pas 2014 marrin pensione mbi 500 euro, ndërsa kolegët e tyre që kanë dalë në pension para 2013, marrin pensione shumë të më ulta/”
Megjithatë, thotë se ka ende shumë për të bërë, në mënyrë që të përmbyllet edhe hendeku i krijuar ndër vite.
“Ndryshimi ka ndodhur se me reformën vendosëm kontributet në funksion të pensionit. Niveli i pensionit ishte me një tavan atë kohë, rreth 200 dollarë, me llogaritë e sotme, 220 euro. Çfarëdolloj kontributesh të kishe dhënë ti, nuk merrje me shumë se 220 euro. Kjo ka shkaktuar të gjithë plagën e madhe që po mbyllet dalëngadalë, por sidoqoftë vazhdojmë të kemi një pjesë që vuan nga ajo plagë.”
Një mesazh e kishte edhe për kundërshtarët politikë, premtimet e të cilëve i cilësoi imagjinare dhe shumë larg realitetet. Sipas Ramës, kur nuk ke asgjë në dorë, mund të premtosh edhe të pamundurën.
“Dua të them që kur vjen puna te pensionet, ata që nuk kanë asnjë gjë në dorë, premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme. Mirëpo të premtosh diçka të tillë, po i hap një luftë fakteve, po i kthen kurrizin ekspertëve dhe po hidhesh në humnerë. Do të thotë hajde të bëjmë një ditë feste me gjithçka kemi, nesër le të bëhet qameti. Ne nuk mund ta bëjmë dot këtë.”/
Komente