Në përpjekje për të gjetur consensus, ekspertët e të treja partive, bashkë me ato të huaj kanë ngatarruar datat e zgjedhjes së organeve të drejtësi.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani doli sot në një konferencë për mediat për të bërë publik ngërçin që krijon reforma në drejtësi, për shkak të datave që nuk i lënë kohën e duhur kreut të shtetit. Kështu presidenti duhet të hedhë shortin për 9 anëtarët e Këshillit të Emërimit të Gjyqtarëve në 16 gusht. Por presidenti ka nevojë të ketë kriteret ligjore. Siç dihet, ligji nuk është miratuar ende dhe nuk mund të jetë gati në 16 gusht.
“Mirëpo, amendamenti kushtetues thotë se kriteret e emërimeve dhe propozimeve do të bëhen sipas ligjit specifik, i cili nuk është miratuar ende nga Kuvendi”, tha Nishani.
Edhe në rast se ato votohen në seancën më të afërt, do të duhen 15 ditë që të hyjnë në fuqi, çka e tejkalon datën 16 gusht që përcakton Kushtetuta për ushtrimin e detyrës së Presidentit të Republikës.
“Unë kam mbajtur kontakte me Kuvendit për këtë çështje. Kështu kam thirrur në një takim krerët e grupeve parlamentare të martën në orën 11 për ta diskutuar këtë problematikë”, tha Nishani.