Edhe pse ka përfunduar takimi mes dy ambasadorëve (i Shteteve të Bashkuara dhe i Bashkimit Europin) me kryeministrin Edi Rama, nuk ka asnjë njoftim për mediat.
Gazetarët dhe kameramanë, të rreshtuar para zyrave të qeverisë, veçsa raportojnë hyrjet dhe dalet e ambasadorëve. M ë parë kishin raportuar, por me të njëjtën mënyrë, edhe hyrjen e daljen e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në zyrën e Edi ramës. Por as në atë rast nuk u tha gjë për mediat.
Ka përfunduar pas 1 ore takimi mes ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin me Kryeministrin Edi Rama në zyrën e tij, por përsëri heshtje. Mediat nuk kanë mundur të zbulojnë asnjë detaj.
Mediat rapoortojnë njësoj si të mos ndodheshn as në Tiranë. Thonë veç kaq:
Se takimi u zhvillua për të arritur një dakordësi mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për reformën në drejtësi… Se më herët, para dy ambasadorëve, në zyrën e Ramës shkoi reu i Kuvendit Ilir Meta, i cili i përcolli kërkesën e opozitës, pas takimit që pati dje me kreun e demokratëve Basha.
Deri tani nuk ka asnjë deklaratë nga asnjë prej faktorëve politikë.