Zëvendës ndihmës sekretarja amerikane, Viktoria Nuland, viziton Tiranën. Lajmi bëhet i ditur nga disa media në shqip; që kanë mësuar se zyrtarja e larte do të mbërrijë në Tiranë me 10 korrik.

 

Shtetet e Bashkuara te Amerikës kanë investuar shume për realizimin e reformës ne drejtësi, ndërsa duket se edhe vizita e zyrtares së lartë amerikane, Viktorja Nuland, duket se ka për qellim finalizimin e saj.

 

Nuland thuhet se mbërrin në Tiranë pak dite para votimit te draftit ne Parlament. Zëvendës ndihmës sekretarja do te ndalet fillimisht ne Shkup, për te përcjelle mesazhin e saj lidhur me krizën politike, qe ka përfshirë Maqedoninë, por ajo ka përfshirë ne axhenden e saj edhe Shqipërinë.  Nuland do t’i drejtohet me nje mesazh klasës politike, për rëndësinë e reformimit te sistemit te drejtësisë.