Revista Forbes ka publikuar listën e 100 atletëve më të paguar në botë. Në vendin e parë kampioni i Barcelonës me gjithsej 127 milionë dollarë përfshire angazhimin dhe sponsoret. Cr7 i dyti me 109 milionë, i treti braziliani Neymar

Roberto Bordi

Lionel Messi mund Cristiano Ronaldon, të paktën në të ardhurat. Për ta thënë është renditja e sportistëve më të paguar në botë publikuar si çdo vit nga revista Forbes.

Nëse në 2018 atleti më i pasur ishte boksieri Floyd Mayweather, me bukurinë e 285 milionë dollarëve, këtë vit vendi i parë shkon te kampioni argjentinas i Barcelonës. Pleshti ka arkëtuar 127 milionë dollarë, nga të cilat 92 te pages nga Barcelona dhe 35 nga sponsorët. Cristiano Ronaldo duhet të kënaqet me vendin e dytë.

Por sulmuesi portugez nuk mund të ankohet me faktin se ka vënë në llogarinë rrjedhëse diçka si 109 milionë dollarë (65 nga angazhimi te Juventusi dhe 44 nga sponsorët).I treti, sulmuesi brazilian i PSG, Neymar, “ndalon” me 105 milionë dollarë të ndarë si më poshtë: 75 të marra nga klubi parizien dhe 30 nga sponsorët. Një sqarim: shifrat e mësipërme duhet të konsiderohen bruto.

Nëse podiumi i këtij klasifikimi special eshte monopolizuar nga futbollistët, duhet të thuhet se 35 nga 100 atletët më të paguar në botë janë lojtarët e basketbollit, me një fitim total prej 1.29 miliardë dollarë dhe me 72% të të ardhurave të tyre nga pagat sesa nga kontratat e sponsorizimit. Tre lojtarët botërorë të basketbollit janë LeBron James, Stephen Curry dhe Kevin Durant, respektivisht në vendin e tetë, të nëntë dhe të dhjetë të 10 vendeve te para. Në këmbët e podiumit ja i pari jo futbollist. Ky është boksieri Canelo Alvarez, i cili ka fituar 94 milionë dollarë prej të cilave vetëm 2 nga sponsorët. I pesti tenisti Roger Federer (93.4 milionë dollarë),i gjashti dhe i shtati lojtaret e futbollit amerikan Russell Wilson dhe Aaron Rodgers (89.5 dhe 89.3 milionë).

Sic shpjegon La Gazzetta dello Sport, nuk befason më aq shumë prezenca në top 100 e vetem një gruaje, meqë në vitin 2018 nuk kishte pasur as edhe një. Ajo që thyen monopolin mashkullor është Serena Williams, që shënohet në vendin e 63.Jane 25 Vendet e perfaqesuara në klasifikim. Në vend te pare USA me 62 atletë, ndjekin Mbretëria e Bashkuar me pesë sportiste, Franca dhe Spanja në kuotën tre dhe Brazili, Kanadaja, Republika Domenikane, Gjermania, Serbia dhe Venezuela me dy atlete per koke.Asnje italian në listë.