Nga Joseph Szadkowski /

Video-loja horror legjendare e mbijetesës gjatë apokalipsit të zombive e kompanisë Capcom ka mundur të prodhojë një ekskluzivitet filmash të suksesshëm në 15 vitet e fundit duke arritur deri në filmin e saj më të fundit “Resident Evil: The Final Chapter”, i cili aktualisht transmetohet në teatër.

Kompania “Sony Pictures” tani sapo ka publikuar filmin e regjizorit Paul W.S. Anderson të vitit 2010 Resident Evil: Afterlife (Sony Pictures Home Entertainment, i vlerësuar me R, 97 minuta, 2.40:1, $34.99) në formatin ultra HD për t’i tunduar pronarët e teknologjisë më të fundit ‘home-theater’, njohur si ‘teatër në shtëpi’.

Kjo përpjekje nuk i zhgënjeu lojtarët në fillimet e publikimit të lojës, pasi kishte personazhe të njohur për ta dhe krijesa të ndryshme të përfshira në një histori të mbushur me aksion.

Specifikisht, e superfuqizuara Alice (Milla Jovovich), e modifikuar gjenetikisht, tenton të shkatërrojë krijuesit e saj në korporatën e ligë Umbrella Corp. dhe liderin e saj Albert Wesker (Shawn Roberts) pasi ata përhapin një sëmundje epidemike që i kthen njerëzit në zombi në të gjithë botën, nëpërmjet përhapjes së virusit T.

Eventualisht ajo përfundon në një vend ku gjendja post apokaliptike mbizotëron; në Los Anxheles, me një grup të mbijetuarish dhe ribashkohet me ‘Banorët e Këqinj’ (Resident Evil), më të fuqishmit e lojës, si e sëmura me amnezi Claire Redfield (Ali Larter) dhe vëllai i saj Chris Redfield (Wentworth Miller).

Grupi gjithashtu sulmohet nga ish-operatori i  S.T.A.R.S, Jill Valentine (Sienna Guillory) dhe nga disa krijesa legjendare – si Njeriu-sopatë (Vrasësi në lojën “Resident Evil 5”), qentë që ruajnë ferrin, zombie Majini dhe grupe të mëdha të të infektuarve.

/Veritas.com.al/