Reverendi peshkopal Skocez, Kelvin Holdsworth, është vënë nën zjarrin e kritikave pasi ka kërkuar që Anglikanët të luten që Princi gorge të jetë “i bekuar një ditë me dashurinë për një zotëri të ri”, për ta bërë Kishën Angleze më “gjithëpërfshirëse”.

Zoti Holdsworth, i cili shërben si dekan i Kathedrales ‘ St Mary’ në Glasgoë, propozoi në blogun e tij që kisha Angleze duhet të bëhet më gjithëpërfshirëse dhe kjo arrihet nëse Princi kthehet në homoseksual.

Ndërsa postimi në blog është bërë para një viti, deklarata ka ardhur në sytë e publikut pasi zoti Holdsworth ka postuar në Twitter njoftimin për fejesën e Princ Harry dhe aktores  Amerikane, Meghan Markle.

Gavin Ashenden, një misionar Peshkopal dhe ish kapelan pranë Mbretëreshës, tha për BBC se: “Të përdorësh besimtarët si mekanizëm që t’i urosh këtë gjë Princit George, është një gjë e papranueshme dhe shkatërrimtare që mund të bëhet”.

“Ai nuk ka në zemër interesat më të mira të princit, por e përdor atë si një top tender- politik për të kënaqur 1.7 për qind të popullsisë”, shtoi ai.

Veritas.com.al/