Richard Gere raportohet se bëhet baba për herë të dytë, pasi gruaja e tij Alejandra Silva lindi një fëmijë djalë “para pak ditësh’.

Ylli i filmit ‘The Pretty Woman’ dhe Alejandra u martuan në Prill (18) dhe thashethemet u përhapën sikur ata po prisnin fëmijën e tyre të parë në verë- lajm që u konfirmua në shtator.

Sipas revistës  ‘Spain’s Hola!’, çifti e priti djalin në Neë York “para pak ditësh”, me detaje të tjera rreth emrit, peshës sa ka lindur që akoma nuk janë zbuluar.

Alejandra, e cila është një përdoruese e zellshme e mediave sociale, akoma nuk ka komentuar mbi raportimet në faqen e saj të Instagramit. Postimi i saj i fundit në site ka qenë para tre ditëve, kur ajo komentoi mbi dashurinë e saj të ‘recetave me aroma të reja që e bëjnë të çmendur për të shkuar në shtëpi’.

Veritas.com.al/