Është një çudi se si djali i Servet Pëllumbit- një nga komunistët e fortë dhe nëndrejor i Shkollës së Partisë “V.I.Lenin”, teksa të tjerët merreshin me revolucionin anti- komunist dhe formimin e pluralizmit politik, ky iu drejtua rrënjëve: U aktivizua për krijimin e shoqatës së Miqësisë ‘Shqipëri- Amerikë’.

Sikur komunistët stalinistë të Tiranës të kishin qenë pro- amerikanë të përjetshëm.

Arben Pëllumbi është kandidati i 18-­të në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës. Arben Pëllumbi ka vendosur që prej fillimit të 2017, pas një “bisede shoqërore” me kryeministrin Edi Rama të lërë biznesin e tij dhe t’i futet politikës: Në fakt, ai ka qenë pranë PS-­së që prej vitit 1991, siç sqaron në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, por vetëm disa vite më vonë ai u bë pjesë e asamblesë dhe delegat i kongresit.

“ Përfshirja ime në aktivitete politike daton herët, që në 1990 (unë kisha vetëm 2 vjet që kisha mbaruar Universitetin e Tiranës, Dega Inxhinieri Elektrike, me rezultate të shkëlqyera), si pjesëmarrës në të gjitha ngjarjet e kohës dhe sidomos në përpjekjen për ndërtimin e urave të munguara të miqësisë, për çka unë edhe pse i ri në moshë, vetëm 25 vjeç, drejtoja një nga grupet e profesorëve dhe intelektualëve për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri SHBA, duke u zgjedhur dhe anëtar i kryesisë së parë të kësaj shoqate në fillim vitin 1991”- thotë pëllumbi, kandidat, por deputet i sigurt i Tiranës.

/Veritas.com.al/