Në Parkun Kombëtar të Thethit ka rinisur mëngjesin e sotëm operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit janë duke shembur ndërtesa nga 1 deri në 3 kate.

Ndryshe nga një ditë më parë operacioni është duke u zhvilluar më i qetë.

Në mbështetje të IKMT-së janë edhe forcat e policisë.

Në Theth janë parashikuar të shemben rreth 60-70 ndërtime pa leje.

Banorëve u është dhënë kohë që të heqin strukturat prej druri.

Një ditë më parë situata u tensionua për shkak se persona të paidentifikuar hodhën molotov ndaj forcave të IKMT.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *