Përmes një ceremonie “gloifkuese” u inauguruan sot zyrat e reja dhe fasadat në Ministrinë e Brendshme, që kanë kushtuar mbi 2.2 miliard lekë. Në fjalën e tij, ministri Saimir Tahiri i parapriu komenteve për çmimin e lartë të rikonstruksionit të godinës; aq më tepër në këto kushte krize financiare. Fondi limit ishte 229 378 112.73 lekë, pa TVSH.
Gjatë inaugurimit ai e quajti “dinjitet” investimin në godinën e ministrisë.
“Jo se Shqipëria nuk ka halle të tjera por ai pak buxhet për rindërtim nga fillimi i Ministrisë së Brendshme është dinjitet për punonjësit. Ministria e Brendshme ka më në fund një fytyrë dinjitoze. Kujdes! Nuk është vetëm fasada” u shpreh Tahiri, që pas kësaj tha dhe dy fjalë për rritje pagash të punonjësve të policisë.
Shuma kolosale u vu në dispozicion të Tahirit në qershor të 2015. Si për të justifikuar paratë, Tahiri ka ndryshuar ngjyrat e fasadës së ministrisë, që bëjnë kontrast me të verdhën e ministrive të tjera në qendër të Tiranës.