– Stone mbi inkriminimin ndaj tij: Kjo ka për qëllim të me heshte mua, duke kriminalizuar shprehjen politike-
Ish-këshilltari i Trump Roger Stone u kthye në shtëpinë e tij në Florida në mbrëmjen e së premtes, shumë orë pasi agjentët e FBI-së e arrestuan atë në rezidencën e tij në Fort Lauderdale në një mesymje para agimit në lidhje me hetimin e Rusisë ndaj Këshillitarit Special Robert Mueller.
Në komentet para se të futej brenda, Stone këmbënguli se ai ishte i pafajshëm për perfshirje dhe akuza te tjera kundër tij dhe tha se ai nuk do të kishte nevojë për falje nga Presidenti Trump sepse ai pret që të sqarohet, sipas një raporti.
Paraqitja e tij e shkurtër duket se përfundoi një ditë të impenjuar për Stone që filloi me aktakuzën dhe arrestimin e tij, pastaj përfshiu lirimin e tij me kusht me 250,000 $ dhe një paraqitje në FOX News tek ‘Tucker Carlson Tonight.
Stone është planifikuar të dale në gjyq javën e ardhshme në Uashington, D.C., sipas Associated Press.
SFIDANTI ROGER STONE U BETUA SE NUK DO TE DESHMOJE KURRË KUNDËR TRUMP-it: ‘KU ËSHTË KRIMI? UNE JAM ANGAZHUAR NE POLITIKE’
Gjatë paraqitjes së tij në FOX News, Stone u zotua për të luftuar akuzat për pengim, dhënie deklaratash të rreme dhe manipulim dëshmitaresh. Në intervistat e mëvonshme me media të tjera të premten në darke,ka shpallur që ai kurrë nuk ka diskutuar një falje të mundshme me Presidentin Trump.
“Jam në luftë per jetën time, por nuk do të ndalem, nuk do të copëtohem, nuk do të përkulem.Nuk do të jap dëshmi të rreme kundër presidentit”, tha Stone për Carlson. “Kam ndërmend të luftoj, sepse kjo aktakuzë është e fabrikuar. Kjo aktakuzë është e cekët sa më sbëhet.”
KUSH ËSHTË NGATERRUAR NGA MUELLER NË HETIMIN NDAJ RUSISE DERI TANI?
Efektivi republikan për një kohë të gjatë i tha CNN se ai nuk pret që të dënohet dhe nuk do të udhëhiqet nga mundësia që Presidenti Trump t’i japë atij një falje, sipas Hill.
Një padi prej 24 faqesh pohon se Stone, 66 vjeç, punoi për të penguar hetimin e Komisionit të Inteligjencës të Dhomës për ndërhyrjen ruse duke bërë deklarata të rreme në komision, duke mohuar se kishte të dhëna të kërkuara nga komiteti dhe duke bindur një dëshmitar për të dhënë dëshmi të rreme.
Arrestimi i tij tërhoqi kritika për shkak të numrit të agjentëve të FBI-së te perfshire – pothuajse 30 – me avokatin e Stone duke thënë se një telefonatë do ta kishte bërë punën.
Stone, i cili dikur ka punuar për ish-presidentin Nixon dhe ka një tatuazh të ish-presidentit në shpinë, ka lënë ekipin e Trump në vitin 2015, por ende komunikon me zyrtarët e fushatës.
Ish marrësi i NFL All-Pro Chad Johnson tha se ai ka pare që Stone u mor në paraburgim përpara se ai të bente stervitjen e mëngjesit. Atleti në pension tha se Stone ishte fqinji i tij.
VERITAS.COM.AL