Një gjykatë Rumune, ditën e Martë, ka dënuar në mungesë një ish ministër e cila u largua ilegalisht nga vendi duke kërkuar azil në Kosta Rika. Dënimi 6 vjet në burg është bazuar mbi akuza për korrupsion.

Vendimi i të Martës kundër 44 vjeçares Elena Udrea, vjen një vit pasi ajo kishte apeluar vendimin e gjykatës së shkallës më të ulët.

Udrea kërkoi azil në Kosta Rika në Shkurt, duke thënë se ishte “viktimë e një gjykimi të motivuar politikisht”.

Në të shkuarën ajo kishte pozuar për revistën e famshme dhe median rumune “që e quajtën atë “Traian Basescu’s blonde”, (Biondja e Traian Basecu)  duke iu referuar ish- presidentit të vendit që Bosecu që  përket qendrës së djathtë.

Në karrierën e saj më të lartë Udrea është konsideruar një nga politikanet më influencuese në Rumani. Ajo u dënua se ka marrë ryshfete nga disa biznesmenë në lidhje me financimin e një show në vitin 2011.

Veritas.com.al/