Sergio Ramos ka thënë se nuk do ta shiste Cristiano Roanldon as për gjithë paratë e botës
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka mbështetur portugezin Cristiano Ronaldo, i cili këtë edicion ka marrë kritika edhe nga tifozët në Santiago Bernabeu, të cilët edhe guxuan ta vërshëllejnë atë.
Ramos, mendon se vërshëllimat janë normale duke thënë se diçka e tillë u ka ndodhur gjithë futbollistëve të mëdhenj në ‘Bernabeu’.
Sa i përket largimit të Ronaldos nga ‘Bernabeu’, Ramos ka thënë se kjo as nuk duhet të diskutohet.
Kurrë nuk do ta shisja Ronaldon, as për gjithë paratë e botës”, ka deklarua Ramos.
“Unë e kuptoj se njerëzit vërshëllejnë Cristianon. Ata më kanë vërshëllyer edhe mua, kanë vërshëllyer edhe lojtarët tjerë të mëdhenj. Ne duhet të ulim kokën e të punojmë”, ka shtuar kapiteni i ‘Los Blancos