(FOTO: Rozana Radi mbrëmë në natën finale të Këngës magjike)
Këngëtarja Rozana Radi është fituesja e Këngës Magjike në Tiranë. Mbrëmë teksa publiku priste të duartrokiste fitoren e Rozanës, ajo i dha publikut dy surpriza thuajse magjike: E para se në dy fjalët që tha për çmimin e Fituesit, njëra nga fjalët ishte “falënderim për prindërit!”. Dhe e dyta, sepse këndoi bashkë me vajzën e saj që çuditej kur e ëma qante nga gëzimi.
Kënga e Rozanës “Ma thuaj ti” duket si një lutje “për dashuri” por në fakt kishte një mesazh të fuqishëm kundër dhunës ndaj grave dhe në të dy herët që ajo këndoi, të gjithë meshkujt që ishin të pranishëm në sallën e pallatit të Kongreseve, u ngritën në këmbë.
/Veritas.com.al/