Pragë (AFP) – Rreth 100,000 çekë mbushën të martën sheshin Wenceslas në Pragë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Andrej Babis në demonstratën më të madhe që vendi ka parë në dekada.

Miliarderi 64-vjeçar u akuzua vitin e kaluar në lidhje me një mashtrim të subvencionit të BE-së prej 2 milion eurosh (2.25 milion dollarë), ndërsa një auditim nga Komisioni Evropian ka vendosur se ai ka një konflikt interesi si politikan dhe sipërmarrës.

“Andrej Babis na jep një arsye të re çdo javë për të protestuar,” i tha protestuesve njëri nga organizatorët, Benjamin Roll,i OJQ-se Million Moments for Democracy. “Kemi duruar mjaft.”

Ndërsa një korrespondent i AFP vlerësoi turmën në 100,000, organizatorët kanë vendosur shifrën në 120,000.

Protesta e së martës ishte më e madhja në një seri që filloi në fund të prillit kundër Babisit dhe ministres së tij të drejtësisë Marie Benesova,e cila eshte dyshuar se ka vendosur frena në lëvizjet ligjore kundër kryeministrit.

Komisioni dyshon se Babis, i lindur në Sllovaki, i cili është personi i dytë më i pasur i Republikës Çeke, vazhdon të marrë fitime nga kompania që ai ka themeluar.

Brukseli gjithashtu ka pezulluar subvencionet për Agrofert holding per prodhimet ushqimore,produktet kimike dhe median ne pritje te verdiktit te auditimit.

Babis ka transferuar Agrofert në një fond në 2017, muaj përpara se të bëhej kryeministër, për të shmangur një konflikt interesi.

Por një regjistër publik sllovak ende e liston atë dhe gruan e tij si patron final të njësive të Agrofert në Sllovaki.

Brukseli po i kërkon Republikës Çeke të rimbursojë 17.4 milion euro të subvencioneve, sipas një draft teksti që do të finalizohet në muajt e ardhshëm.

Të premten e kaluar, Babis mohoi me forcë çdo konflikt interesi.

“Ky auditim është një sulm ndaj Republikës Çeke. Burokratët evropianë kanë përbuzje për ligjet çeke, “u tha ai deputeteve të martën.

Veritas.com.al/