Pushteti edhe nëse shpronësohet, përfundon te udhëheqësit politikë, sigurisht jo tek populli

Nga: Francesco Alberoni/

Demokracia moderne lindi nga koncepti i Hobbes dhe Locke. Ai bën dallimin midis qeverisësve dhe te qeverisurve.

Të qeverisurit heqin dorë nga pushteti i tyre në favor të qeverisësve (klasa politike, parlamenti), sepse u garanton atyre paqe, pronë dhe respekt për të drejtat themelore dhe të patjetërsueshme. Nëse qeverisësit qeverisin keq ata zëvendësohen.

Këtij konceptimi, në epokën moderne i janë kundërvënë ne mënyrë radikale dy konceptime: ajo marksiste dhe ajo anarkiste.

Marksizmi mohon funksionin e sipërmarrësit. Sipërmarrësi, i quajtur kapitalist, vjedh punëtorin e një pjese të punës së tij (vlera e tepërt) dhe me këtë blen mjetet e prodhimit me të cilat do të vjedhë tjetër punë te tepërt nga punëtorë te tjerë. Duhet, pra, ta shpronësojmë këtë vjedhje dhe t’i kthejmë atë qe i morën punëtorëve. Dhe kush do të shpike, kush do ta drejtojë prodhimin? Vetë punëtorët. Në të vërtetë, punëtorët vetë nuk organizojnë dhe nuk drejtojnë asgjë. Pas revolucionit sovjetik ishte shteti qe e beri, në realitet klasa politike e formuar nga udhëheqësit e Partisë Komuniste.

Anarkistët, nga ana tjetër, mohojnë funksionin e qeverisësve: Populli di të bëjë gjithçka vetë. Në këtë rast është e nevojshme që të shpronësohen politikanët nga pushteti i tyre dhe t’ia kthejnë atë popullit. Kjo ide, e cila është realizuar në të kaluarën në komunitete të vogla si vendim i të gjithë qytetarëve të bashkuar në asamble, është risjelle në drite në Itali nga Pesë Yjet si demokraci direkte përmes internetit ku populli bën të gjitha ligjet, merr të gjitha vendimet pa nevojën e një klase politike dhe drejtuese.

Aty ku aplikohet ky sistem, pushtetin e marrin  udhëheqësit e partisë. Zakonisht duke premtuar edhe atë që nuk mund ta japin, dhe e mbajnë atë me represion.

Në Itali për shumë kohë është përhapur marksizmi , sot i është hapur rruga anarkizmit dhe mitit te demokracisë së drejtpërdrejtë.

Është e çuditshme që këto koncepte dhe tipi i pasojave që kanë në sistemin politik dhe ekonomik, nuk janë objekt i analizës dhe përfundimeve ne shtyp dhe TV, sepse behet fjale për një ndryshim rrënjësor që po përjetojmë dhe është shkaku i diskomfortit të kësaj epokës sonë dhe që është një rrezik për demokracinë.

Veritas.com.al/