Një ekspeditë mes një grupi miqsh ka përfunduar në tragjedi. Ekipi i përbërë nga Ndoc Mulaj- mjeshtër i alpinizmit, gazetari Alfred Lela, Ilir Shyti inxhinier pyjesh, operatori televiziv Gisel Dollani e Dorien Malaj, teksa po ngjisnin malin pasditen e kësaj të enjteje janë rrëzuar duke rënë në humnerë për shkak të stuhisë së fortë të dëborës dhe erës. Për pasojë ka humbur jetën Ndoc Mulaj.

Mulaj ka marrë plagë të rënda në kokë,  trupi i tij u gjet pas disa orë kërkimesh. Ndërkohë, sa i përket gjendjes shëndetësore të 4 personave të tjerë, Shyti, inxhinier i pyjeve është rëndë, e ndërsa tre të tjerët, mes tyre dhe gazetari Alfred Lela janë jashtë rrezikut për jetën.

Lela ka treguar me detaje atë se çfarë ka ndodhur, e ndërsa është shprehur se situata ka qenë aq e vështirë sa që ka menduar se nuk do dilte i gjallë prej aty. Ai rrëfeu se teksa kanë prekur majën, një stuhi e fortë ka përshkruar zonën duke e bërë më të vështirë lëvizjen e tyre, për pasojë janë rrëzuar.

‘E kapëm majën, aty nisi një stuhi që frynte në dy krahët dhe na bëri të pamundur kapërcimin në anën tjetër të majës për t’u ulur në një drejtim tjetër. Era ishte e tillë sa që na merrte mbrapsht. U detyruam të iknim mbrapsht. Ishim pa fat, sepse era dhe i ftohti kishin mbuluar gjurmët duke e bërë uljen më të vështirë. Në përpjekje për t’u ulur kemi rrëshqitur 3 prej nesh, unë i pari. Me ndihmë të Zotit jam ndalur aty ku nuk mendoja se do të ndalesha më, mendoja se e kisha mbyllur me këtë botë. Më ka ndaluar një objekt pa shkuar në anën tjetër të shkëmbit. Kyçi besoj që është thyer, shpresoj të jetë ndrydhur. Na janë dashur rreth 1 orë për të zbritur sepse era ishte forcuar shumë nga i ftohti. Kjo është rezymeja. Ne jemi grup që bëjmë ekspedita prej shumë vitesh. Ishim një grup miqsh që do të bënim ngjitjen e fundit të vitit e ndërkohë unë dhe kameramani po xhironim e filmonim”, ka thënë Lela në një prononcim për mediat.

Mund të jetë një imazh i 1 person