Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka sulmuar sërish presidentin Ilir Meta, teksa shkruan se familja e saj për herë të parë nuk ka qenë e ftuar në një aktivitet i cili u mbajt dje në Tropojë në nder të të atit, Azem Hajdarit, pasi sipas saj u ndalua nga kreu i shtetit.

“Falënderojmë @RepEliotEngel & @HarryBajraktari që nderuan figurën e tim eti duke vizituar bustin e tij, gjatë vizitës në Tropojë. Me keqardhje më duhet të shprehem se kjo ishte hera e parë që familja jonë nuk ka qenë e ftuar në një aktivitet të tillë për shkak të dramës politike”, shkruan sot në Tëitter Hajdari.

Ndëra dje shkruante: “Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë”.

Veritas.com.al/