Ministrat e naftës nga Arabia Saudite dhe Rusia u takuan të martën dhe ranë dakord për një marrveshje e cila parashikon pakësimin e prodhimit në vendet respektive – një hap i vogël, i cili jo domosdoshmërisht do të këtë impakt në funizimin e përgjithshëm me karburant. Sipas një burimi që ishte prezent, pjesë e këtij takimi ishin dhe përfaqësues nga Katari dhe Venezuela.

Tregjet botërore janë të mbimbushura me naftë, sepse OPEC dhe Rusia janë duke prodhuar karburant në norma përtej të zakonshmes. Në të njëjtën kohë, kërkesa është lëkundur për shkak të rritjes së dobët të ekonomisë globale.
Anëtarët e OPEC-ut të tilla si Nigeria dhe Venezuela kanë qenë në krye të thirrjeve për një pakësim të koordinuar të prodhimit për të rritur çmimet, por Arabia Saudite dhe prodhues të tjerë me kosto të ulët në Gjirin Persik, deri tani kanë refuzuar të behen pjesë e strategjisë.

Megjithatë, investitorët duket të jenë të kënaqur nga përparimet diplomatike mes prodhuesve – çmimet e naftës u rritën 12% vetëm të premten, vetëm një ditë pasi ata ra në 26,05 $/fuçi, niveli më i ulët që nga maji 2003.

Endri Allmuça – burimi/money.cnn.com