(FOTO: Tre Ishujt në Ksamil)/
Etja e hershme për vajzat ruse, ose vetë legjenda e moshatarëve të komunizmit që studiuan në Rusi për femrat ruse, ka lënë gjurmë në sjelljen ndaj ruseve të rralla që vijnë në Shqipëri. Akti i dhimbshëm i “mbytjes” i një adoleshenteje ruse në Ksamil, mund të ketë lidhje pikërisht me këtë situatë psikologjike.
Që dje është njoftuar se një adoleshente ruse 16-17 vjeçare ka gjetur vdekjen në det, tek tre ishujt në Ksamil, pas asaj që u njoftua si mbytje në det në mesditë.
Trupi i saj u dërgua për ekzaminime në spitalin e Sarandës ku mjekët kanë zbuluar disa detaje të reja që nuk kanë lidhje me mbytjen: Goditje në trupin e 16-vjeçares, plagë në kokë dhe në gjymtyrë.
Sipas të dhënave vajzën ruse e kanë mbytur, por nuk është mbytur bë det.
Familjarët e saj janë shprehur se vajza mund t’u jetë goditur nga një motor uji. Nëna e viktimës është marrë në pyetje nga Policia.
Policia ka deklaruar se ka dyshime se mund të jetë goditur nga ndonjë motor uji apo të ketë rënë nga ndonjë shkëmb, por deri tani asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Për ngjarjen është njoftuar dhe Ambasada e Rusisë në Tiranë.
Veritas.com.al/