-Ish-avokati i presidentit amerikan, përpara Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës, e quajti Trump-in “një racist, një hajdut, një mashtrues”. Tani pritet përgjigja e The Donald-

Nga Renato Zuccheri /

Sulmi i ish-avokatit Michael Cohen ndaj Presidentit Donald Trump është shumë i ashpër.

Përpara Komisionit Mbikëqyrës të Dhomës, ai që ishte avokati i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk ka përdorur gjysma termash, duke akuzuar kreun e Shtëpisë së Bardhë se ishte një “racist, një hajdut, një mashtrues“.

Jam këtu për t’i treguar popullit amerikan atë që di për Presidentin Trump“, tha Cohen në akuzat e tij drejtuar udhëheqësit amerikan. “Pendohem për ditën kur i thashë po Trumpit” dhe “Ndihem i turpëruar për faktin që kam zgjedhur të marr pjesë në mbajtjen e sekreteve të paligjshme të Trump në vend që të dëgjoj ndërgjegjen time”, shtoi avokati. Avokati tashmë është dënuar me tre vjet burg për për falsitet tatimor, dëshmi te rreme dhe shkelje të kodit zgjedhor.

Akuzat e shpjeguara nga ish avokati janë të rënda. Avokati ka pranuar ne fakt të ketë paguar për Trump një yll porno me të cilën ai kishte një marrëdhënie dhe mbi të gjitha të gënjejë Melanian, sot Zonja e Parë. Një grua që avokati e ka përshkruar si “të sjellshme dhe të mirë” dhe që sipas mendimit të tij nuk e meritonte kur thoshte që kishte bërë avokaten për burrin e saj. Dhe në këtë drejtim ai tha se do të paraqesë prova të pakundërshtueshme.

Por persa i përket Russiagate, gjysmë hetimi nga i cili nisin këto dëshmi, diskutimi është bërë ndryshe. Cohen ka dashur ne fakt të përsërisë se ai nuk është në posedim dhe as nuk ka njohuri për prova mbi marrëdhënien e drejtpërdrejtë midis Trump dhe Rusisë gjatë zgjedhjeve presidenciale, por se ka “dyshime”. Por ka thënë akoma te tjera ish-avokati i presidentit amerikan.

Megjithatë,ka precizuar se nuk donte te përdorte termin “bashkëpunim“. Dhe dyshimet e tij i referohen sidomos verës së vitit 2017, kur lexoi në shtyp per një takim në vitin 2016 në Trump Tower midis Donald Jr., anëtarëve të fushatës për presidencialet dhe eksponentëve rusë. “M’u kujtua të isha në dhomën e z. Trump, ndoshta në fillim të qershorit 2016, kur diçka e çuditshme ndodhi.” Më kujtohet që Don Jr ju afrua Trump-it duke folur me zë të ulët duke thënë: “Takimi është organizuar”. Më kujtohet qe Trump tha, ‘Ok, mire, më bej me dije.’

Veritas.com.al/