Nga Laetitia Reboulleau/
Off, kukafshehtasit e vegjël.
Ndërsa kujtonim se po përgatisnin me shumë vrull bashkimin e tyre të ardhshëm. Eva Mendes dhe Ryan Gosling i paskan vënë unazat gjatë në dasmën e tyre sekrete. Urimet tona më të mira!
Do të jetosh i lumtur, jeto pa u dukur? Ryan Gosling dhe Eva Mendes duket se kanë vendosur ta zbatojnë fjalë për fjalë proverbin. Shumë diskretë për marrëdhënien e tyre në çift dhe për familjen e tyre të vogël, diskretë janë treguar edhe për martesën e tyre. Dhe pasoja: dy aktorët janë martuar fshehurazi. Paska disa muaj!
Kjo është shndërruar në tendencën më të re të yjeve. Bye bye dasmat e organizuara në sy të gjithë botës: preferohen pritje të vogla dhe diskrete, me familjarë dhe disa prej miqve më të ngushtë.
Dhe sipas Us Weekly, pikërisht këtë kish vendosur të bënte edhe çifti Mendes-Gosling. Site-i amerikan flet për një ceremoni intime, në shoqëri të të afërmëve për të celebruar dashurinë e tyre. Sepse, sipas një burimi i afërt me çiftin: “Ata e kanë konsideruar gjithmonë veten si një çift të martuarish”.
Prindër të dy vajzave të vogla, Amada dhe Esmeralda, Ryan Gosling dhe Eva Mendes janë takuar në xhirimet e filmit “The Place Beyond The Pines”.
Shpresojmë që historia e tyre të mos përfundojë si ajo e Brad Pitt dhe Angelina Jolie…
Eva Mendes dhe Ryan Gosling, u martuan? Ku i dihet!
Vështirë ta marrësh vesh nëse informacioni është i vërtetë. Sepse nëse Us Weekly citon një të afërm të çiftit i cili pohon se ata kanë shkëmbyer unazat, një tjetër i ka pohuar Vanity Fair se bëhet fjalë për një thashethem pa bazë.
Dhe në gjithë këtë, si zakonisht, Ryan Gosling dhe Eva Mendes kanë preferuar të mos shprehen.
Ata e jetojnë lumturinë e tyre larg paparacëve dhe mirë bëjnë.