Nga ky moment, Ervin Salianji humb mandatin e deputetit. Sipas nenit 71.1 të kushtetutës, deputeti e humb mandatin e tij kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Ndërkohë, sipas ligjit të dekriminalizimit, Salianjit i ndalohet të rikandidojë në zgjedhje për të paktën 5 vite

“Automatikisht i rrëzohet mandati i deputetit dhe rrjedhimisht të ekzekutohet vendimi. Salianji nuk mund të garojë sepse ndalohet nga ligji i dekriminalizimit. Ky dënim e përjashton atë të marrë pjesë për pesë vite në funksione publike.”, raportoi gazetari Ermal Vija.

1. Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni
përkatës i zgjedhjeve.
2. Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit:
a) kur ai nuk bën betimin;
b) kur heq dorë nga mandati;
c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të
parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3;
ç) kur mbaron mandati i Kuvendit;
d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend;
dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.