Drejtori i zyrës së Bankës Botërore në Tiranë,  Emanuel Salinas këtë të martë në një konferencë për mediat bashkë me kryeministrin Edi Rama ka dhënë detaje në lidhje me programet që pritet të vihen në zbatim në vendin tonë.

Selinas është shprehur se fokusi i programeve të bankës Botërore është hapja e sa më shumë vendeve të punës ku në fokus do të jenë të rinjtë dhe gratë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që një vëmendje të veçantë të ketë kapitali njerëzor duke shmangur largimin e qytetarëve nga vendi.

Jam i kënaqur që ndodhem këtu në emër të Bankës Botërore, dhe asnjëherë nuk kemi pasur një gjë të tillë në Shqipëri. Ndër këto 30 vite ne shikojmë që është arritur shumë, por sot është një tjetër arritje në sajë të këtij bashkëpunimi. Banka Botërore në kuadër të këtij partneriteti.  Më shumë vende pune, për rininë dhe gratë, është arritur shumë por ka dhe shumë për tu bërë, ne e vendosim theksin te punët e mira, sfida jonë është për të krijuar punë më të mira për të bërë që njerëzit të jenë këtu mos largohen. E dyta është përdorimi i kapitalit njerëzor, se siç e dimë është shqetësuese numri i personave që largohen nga Shqipëria dhe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ndaj është e rëndësishme që që të kemi një fokus për këtë kategori, kemi punuar shumë së bashku me kryeministrin sidomos me rindërtimin e shqiptarëve. Ka shumë për të bërë, sa i takon arsimit për të punuar për mundësi më të mira profesionale për fëmijët. Kur kthejmë kokën në tre apo 5 vitet e shkuara duket sikur ka një krizë të madhe ne e dimë që Shqipëria ka qenë e prekur, dhe ajo që do të punojmë është rritja e rezistencës nga krizat e ardhshme. Jemi shumë të gëzuar që e nisim këtë kuadër të ri partneriteti në të njëjtën kohë e kemi prezantuar bordit në Uashington me katër ndërhyrje të reja që nuk është bërë akoma në asnjë vend tjetër, Ballkan, apo Evropë. Në vetë të parë mund të shikojmë sesi njerëzit kanë punuar fundjavave me një nivel të ulët, ky është një hap i parë vetëm realizimit të projektit tashmë duhet që të kalojmë në zbatim. Jemi të vetëdijshëm që po u marrim kohë kolegëve të qeverisë për të punuar jashtë orarit të punës“, tha ai.

Gjithashtu në fjalën e tij ai ka dhënë detaje në lidhje me disa programe që ato kanë në fokus me disa nga ministritë si fillim, për të pritur më pas dhe pjesën e dytë të fondit për Lumin e Vjosës.

“Kuadri i ri për partneritetin i vënë Shqipërisë në dispozicion 900 milionë euro dhe presim një tjetër projekt që siguron 60 milionë euro. Me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës kemi bashkëpunuar për një program në lidhje me urat që janë në rrezik, janë identifikuar tashmë ato që janë më të prekura. Me ministrinë e financave kemi bashkëpunuar për të rritur ekonominë e gjelbër përmes programeve. Me ministrinë e Bujqësisë do të punojmë për të rritur rezistencën e bujqësisë, më pas me zyrën e kryeministrit, AKSHIN dhe ministrinë e Arsimit kemi përpiluar një projekt që shiko nga agjenda digjitale për arsimin e fëmijëve, ky është rrafshi i parë i projekteve, për të vijuar më pas me një tjetër projekt që do të përqendrohet te Lumi i Vjosës. Ky është grupi i parë i projekteve kemi akoma shumë për të bërë, dhe në Shqipëri duke parë nivelin e bashkëpunimit në krahasim me vendet e tjera kufiri është vetëm, qielli”, është shprehur ndër të tjera ai.