Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se e pranon konkluzionin e agjencive të Inteligjencies të Shteve të Bashkuara se Rusia ka ndërhyrë në në zgjedhjet e vitit 2016- pavarësisht nga çfarë u tha për këtë një ditë më parë.

Pas takimit me homologun Rus, Vladimir Putin ai tha se nuk kupton pse Rusia mund të ndërhyjë.

Komentet morën një rrugë të rrëmujëshme, madje edhe mes mbështetësve të zotit Trump.

Por ai iu tha reporterëve se ishte shprehur jo qartë, por se donte të thoshte se ai nuk shikonte arsye pse të mos ishte Rusia që të ndërhynte.

Ai tha se ka “mbshtetje dhe besim të plotë”  në agjencitë e Inteligjencies të Shteteve të Bashkuara dhe se do të ndërmarrë “veprime të forta” për të siguruar procesin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.

Veritas.com.al/