Tanimë, presidenti i Republikës është i gatshëm të presë edhe kriminelin më të madh, mjafton që të pajtohet me të dhe të shajë qeverinë, maxhorancën dhe kundërshtarët e tij. Tani që edhe SPAK u ngrit, fati i këtyre zyrtarëve të lartë duket se ndodhet në fije të perit.
Sot në mëngjes presidenti meta e nisi punën duke qarë hallet me të dënuarin për krimin e bashkëpunimit me trafikantët e drogës, ish deputetin Salijanji.
Më vonë, pasi u mor vesh nga mediat rreth këtij takimi, Meta lëshon një njoftim:
“Presidenti i Republikës Ilir Meta, priti sot në një takim ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, z.Ervin Salianji, për t’u njohur nga afër me shqetësimet e tij në lidhje me cenimin e procesit të rregullt ligjor në çështjen gjyqësore penale që po zhvillohet në ngarkim të tij”.
Kështu bën të ditur zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi në një postim në “Facebook”, i cili ka zbardhur dhe një pjesë të bisedës së tyre.
Veritas.com.al/