Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 në Kavajë.

Burime policore kanë bërë të ditur se tre persona janë plagosur me armë përpara Bashkisë së Kavajës.

Mësohet se autori i dyshuar i këtyre plagosjeve është Saimir Kurti. Ndërkaq njëri prej të plagosurve mësohet se është identifikuar si, Eqrem Kazazi.

Uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Nuk dihen ende motivet dhe rrethanat e kësaj plagosje.

(Vijon)