-Shtypi gjerman zbulon indiskrecionin, Michael Schumacher ka festuar 50 vjetorin në Majorka me familjen e tij-

Nga: Antonio Prisco/

Michael Schumacher kaloi 50 vjetorin e tij në Majorka, duke shijuar klimën e favorshme të Ishujve Balearë.

Për të zbuluar lajmin ishte Bilde që lëshon indiskrecionin e revistës se ilustruar gjermane Bunte. Familja Schumacher zgjodhi klimën mesdhetare të Majorkas për të kaluar ditëlindjen e Michael-it. Kushtet atmosferike ideale me shumë diell dhe një atmosferë fantastike mesdhetare për ish-pilotin gjerman. Schumy dhe familjaret e tij në fakt kishin lënë vendbanimin e tyre në Gland mbi Liqenin e Gjenevës më 20 dhjetor për të kaluar pushimet e dimrit në rezidencën e tyre luksoze të Villa Yasmín në Port d’Antraxt,ne Majorka.

Një ditëlindje sebashku me familjaret, stafin që e asiston në konvaleshencen dhe i sapoardhuri Kalle, Cerdigan-i galez gështenjë dhe i bardhë i Gina Marias.

Schumacher kishte ardhur në Majorka me helikopterin e kompanisë zvicerane Heli-Alpes dhe sipas asaj qe mësohet kishte marrë edhe diell nën strehen e një tende. Relaks dhe dashuri familjare për kampionin gjerman, i cili ka lënë te ftohtin dhe boren e Zvicrës për ditëlindjen e tij.

Veritas.com.al/