(FOTO: Si ishte dje selia e Kryeministrisë. Shihni më poshtë si u zgjua sot)/
Sot në mëngjes porta kryesore e selisë së Qeverisë u zbardh e mbuluar nga skela metalike. Për gjithë natën dhjetëra punëtorë kanë punuar dhe po vazhdojnë të punojnë për të ngritur skela. Porta e “ndritur” alias Parrone që iu instalua godinës së kryeministrisë ndërtuar në periudhën e Fashizmit, tashmë nuk duket. Punëtorë të shumtë vazhdojnë të ngrenë skela metalike edhe në këto momente.
Me sa duket do të mbulohen me skela metalike gjithë dritaret e selisë së kryeministrisë, ku mendohet se mund të sulmojnë protestuesit .
Mbulimi i selisë së qeverisë nga skela metalike, me urgjencë, gjatë gjithë natës një ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës për rrëzimin e qeverisë, padyshim që ka lidhje me idenë për të mbrojtur qeverinë brenda selisë së saj.
Zgjedhja e skelave si mbrojtëse është bërë për të krijuar idenë e ndonjë punë në fasada, por në fakt nuk ka asnjë punim që të kryhet.
Qeveria ka investuar shuma pa fund dhe pa tenderë për zbukurime të qind fishta në fasadat dhe zyrat luksoze të qeverisë. Pikërisht ky është një nga arsyet pse populli proteston me pakënaqësi të madhe ndaj qeverisë.
Por qeveria vazhdon të ndërtojë përsëri në ambientet e saj. Kjo mund ta iritojë më shumë popullin e revoltuar nesër në protestë. Ndoshta ky është edhe qëllimi i qeverisë për të irrituar njerëz.
/Veritas.com.al/
(Selia e kryeministrisë sot. Foto nga: Lapsi.al)/